U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, KLP mblidhet për të votuar përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

27 Maj, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2024-05-27 11:25:12

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për të vendosur mbi fatin e mandatit të kryetarit të këtij institucioni, Alfred Balla, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.