U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet, jemi pranë teje

9 Shtator, 18:08 | Përditesimi: 9 Shtator, 18:08

Skënder Hita ka vizituar në banesën e tij policin Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e një personi të kërkuar, ku humbi jetën kolegu i tij, Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, Adri është kthyer në shtëpi, ku vijon rikuperimin. Kryepolici Hita u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës.

E.H/Shqiptarja.com