U plagos një ditë më parë, arrestohet kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë! Besnik Simoni dhe Altin Marku qëlluan 19 herë në drejtim të njëri-tjetrit! Një vit më parë u përplasën në fushatën elektorale

2 Prill 2022, 11:48 | Përditesimi: 2 Prill 2022, 14:35

Mes kreut të njësisë administrative Kallmet dhe Altin Markut rezulton se ka pasur shkëmbin zjarri teksa të dy u plagosën një ditë më parë. Edhe zyrtari i pushtetit vendor ka qenë i armatosur ndërsa në vendngjarje u gjetën 19 gëzhoja. Zanafilla e konfliktit nis një vit më parë kur Altin Marku tentoi të prishte një takim elektoral të PS. Simoni dhe Marku akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

    r.k./Shqiptarja.com