U vodh në Gjermani, sekuestrohet ‘BMW’ luksoze me vlerë 140 mijë euro! Në kërkim 42-vjeçari në Tiranë

7 Janar, 13:57 | Përditesimi: 7 Janar, 13:57

Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 mijë euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Blutë e kryeqytetit kanë proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.

A.M/Shqiptarja.com