U vra gabimisht, kush është Mimoza Paja, punonte 16 orë në ditë si banakiere dhe kamariere! Kishte 6 muaj pa paguar qiranë! Kujdesej për mbesën 10-vjeçe që u plagos në atentat

13 Mars 2023, 15:39

Mimoza Paja është viktimë e pafajshme e luftës së pashtershme të grupeve kriminale për të eliminuar kundërshtarët. Moza siç të gjithë e thërrisnin, u vra gabimisht nga breshëria e plumbave që krimi lëshoi pa mëshirë dhe pa menduar se kujt do ia merrnin jetën.