U vra në 2018, Prokuroria e Tiranës sekuestron disa milionë euro pasuri të familjarëve të Devi Kasmit

24 Mars 2021, 11:22

TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar miliona euro pasuri të familjarëve të Devi Kasmit, i cili u vra në janar 2018 në Tiranë për prishje të pazareve të drogës. Familjarëve të Kasmit dhe gruas së tij, E. Selimi iu sekuestruan 37 pasuri me vlerë disa milionë euro. Pokuroria thotë në një njpoftim zyrtar për mediat, se nga ana e policisë gjyqësore u krye verifikimi i pasurive të E.Selimi, bashkëshortja e Devi Kasmit dhe familjareve të tyre, të cilëve u rezultojnë disa kontrata shit-blerjesh pasurish të tundshme dhe të patundshme, si dhe disa pasuri të regjistruar në Kadastër.

Pronat e sekuestruara rezultojnë që të jenë në emër vëllait, babait, nënës, gruas dhe të tjerë familjarë të Kasmit, thotë prokuroria në njoftimin për shtyp.