U vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja, nderohet edhe në Shkodër

8 Tetor, 14:44 | Përditesimi: 8 Tetor, 14:44

Pas homazheve të mbajtura në kryeqytet, gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja do të nderohet edhe në Shkodër, në vendin e tij të lindjes.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shohim se figura të njohura në Shkodër, miq e familjarë janë mbledhur në vendiin ku do zhvillohen homazhet.

Gjyqtari Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat Stom-Golemm në orën 16:00.

r.k./Shqiptarja.com