UDHËTON me BLETËT! Historia që s'e keni dëgjuar kurrë / Sekreti si të dalloni mjaltin e mirë

20 Nëntor, 12:30 | Përditesimi: 20 Nëntor, 12:30

Me kameran e Rreze Dielli kemi udhëtuar drejt një prej fshatrave të Tiranës, për të ndjekur nga afër historinë e veçantë të një bletari që është rritur mes zhurmës së krahëve të bletëve. Aurel Isai, i cili e ka trashëguar këtë profesion nga babai, rrëfen pasionin e tij të pandarë për bletarinë dhe udhëtimin e përvitshëm që bën bashkë me to. Ai i dimëron bletët në Tiranë, ndërsa verës i rikthen në vendlindjen e tij në Kolonjë. Në këtë reportazh, Aurel Isai na zbulon sekretet e mbarështimit të bletëve dhe tregon pse cilësia e mjaltit varet nga sakrifica, kujdesi dhe dashuria për natyrën.

MC/Shqiptarja.com