Ujësjellës-kanalizimet, Balluku me kryebashkiakët në Korçë: Aforfetë qesharake, Erseka bashkia shembull

8 Dhjetor 2021, 17:22 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 19:49:32

KORÇË- Korça dhe Erseka janë bashkitë "shembull" sa i përket performancës së ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, e ndërsa të fundit janë në Maliq,  Pustec dhe Devoll. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një takimi me kryebashkiakët e qarkut Korçë, ku vuri theksin te problematika e afrofeve, sipas së cilës faturime afrofe që me sy të lirë duken qesharake.

"Janë disa pjesë të këtij sektori që duhet të digjitalizohen për të pasur indikatorë pozitivë sa më shpejt.  Dua ta them që çdo shifër që unë lexoj dhe çdo shifër që kemi analizuar janë shifrat që ju keni deklaruar. 81.1% mbulimi i furnizimit me ujë. Korça:2.7 punonjës për 1000 kontrata. Erseka: 3.4 punonjës, mbi 1000 kontrata. Eficencë më e lartë se indikatori. Dhe po marr anën tjetër për t’u faktuar dhe treguar arsyen e këtij agregimi. Pusteci si rrjedhojë ndërmarrja e Pustecit: Ka 13.4 punonjës për 1000 kontrata. Që nuk i ka 1000 kontrata praktikisht",