Kryeministri Edi Rama nuk mendon se Ukraina do të anëtarësohet më shpejt se Shqipëria në BE për shkak të luftës ku ndodhet, ndërsa vendi ynë pret prej vitesh një dritë jeshile. Rama tha se Ukraina po përdoret nga persona të ndryshëm për retorika revolucionare por që në të vërtet të gjithë e dinë si funksionon BE dhe se anëtarësimi i saj nuk ka për të qenë i shpejtë.
“Unë më shumë jam i shqetësuar se mos Ukraina mendon se mund të anëtarësohet më shpejtë, dua të jem i sinqertë. Edhe ata që ushqejnë këtë iluzion të mos përdorë Ukrainën për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionar në instanca të ndryshme pasi nuk duhet shumë shkencë se si funksionon BE dhe kjo nuk mund të ndodh sipas meje. Por ende nëse do të ndodhte nuk do të bëheshim absolutisht xhelozë që Ukraina do të hynte përpara nesh në BE”, tha Rama.
Ndërsa kancelari gjerman Scholz tha se të gjitha vendet duhet të kenë veprime dhe ecje të baraspeshuara në lidhje me vendimet që merren për Ukrainën
“Gjermani theu një traditë për të mos dërguar armë, por pasi morën këtë vendim e ndoqën edhe vende të tjera. Ne kemi pajisur në të kaluara Ukrainë për anti-raketat tokë ajër dhe do e mbështesim më tej me një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë miqtë tanë, por jo të kemi ecje të veçuara por të baraspeshuara”, tha Scholz.



















