Ulet fasha moshore për të vaksinuarit, Manastirliu: Nuk ka lehtësim masash, virusi nuk ka ikur

21 Qershor, 10:39

Nga sheshi 'Skënderbej', ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga sot është ulur fasha moshore e vaksinimit anti-COVID, dhe do të vijojë për mbi 50 vjeç.

"Ulja e grupmoshës deri në 50 vjeç duke filluar nga 59 vjeç dhe me poshtë garantohet nëpërmjet furnizimit të vazhdueshëm me vaksina. Deri tani ka mbi 1 mln vaksina dhe tashmë kemi kryer më shumë se 880 mijë, ku mbi 365 mijë kanë marrë dozën e dytë", tha Manastirliu.

Ajo bëri me dije se nuk do të ketë një lehtësim të masave.

"Duhet edhe në këtë situatatë që konsiderohet e mirëkontrolluar, me pacient me një numër shumë të ulët, është e rëndësishme të vijojmë të respektojmë masat dhe do jetë komiteti teknik i ekspertëve që do vlerësojë masat në të ardhmen", tha ministrja.

Një përgjigje ka pasur edhe për shoqatën e biznesit që ka kërkuar heqjen e kufizimit për muzikën në bare dhe restorante.

"Ashtu si kurse e dini kemi vepruar në një mënyrë shumë të kujdesshme, Komiteti ka vlerësuar në mënyrë periodike masat në fuqi, dhe sigurisht dhe situata epidemiologjike janë ato që na bëjnë që të rishikojmë masa, vlerësojmë kërkesat e biznesit dhe nevojat për të pasur orare të tjera, por i mbetet Komitetit të Ekspertëve, pasi virusi është këtu, nuk ka si të zhduket", tha ajo.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha