Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen! Unë e kam kaluar COVID-19, nuk jam prioritet

12 Janar 2021, 21:47

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ka një padurim të bluzave të bardha për të bërë vaksinën anti-COVID duke treguar se rreziku nga virusi është tepër i madh dhe real. Ai tha se vetë do e bëjë vaksinë pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi ai e ka kaluar COVID-19 në nëntor dhe nuk është më i rrezikuar sa mjekët dhe infermierët që janë në vijë të parë të luftës me virusin.