Ulqinaku: Nëse qytetarët thonë 'unë do e bëj festën pavarësisht orës policore, është më e dëmshme! I rëndësishëm sensibilizimi

22 Dhjetor 2020, 23:11 | Përditesimi i fundit: 2020-12-22 23:23:22

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin grumbullimet për festat e fundit, më tepër se marrja e masave. I ftuar në 'Repolitix' në Report Tv, Ulqinaku tha se "për ata qytetarët që e kanë ndarë mendjen të festojnë, kufizimi i orarit është i dëmshëm".

"Nëse qytetarët e kanë ndarë mendjen të festojnë, ky orar është i dëmshëm. Te familjet kemi ngritur duart përpjetë, mund të rrinë edhe pas kësaj ore, por shkrirja e disa familjeve përbën rrezik. Mesazh sensibilizues, 'nëse e quajnë se kjo është kufizim orari, por unë do e bëj festën, kjo është më e dëmshme'", tha Ulqinaku.