Ulqinaku për Report Tv: Në sezon gripi kemi 30 mijë deri në 40 mijë raste të deklaruara, pa pandeminë

15 Tetor 2020, 22:34 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 22:39:04

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka folur për "Repolitix" në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë. Ai tha se situata paraqitet serioze, pasi me grip sëmuren rreth 40 mijë vetë në javë në vendin tonë, të cilët i raportojnë mjekët e familjes dhe një pjesë e mirë e tyre nuk deklarohen, pasi mjekohen vetë në shtëpi. Më tej, Ulqinaku u shpreh se nëse infektohet një person në kompani, apo institucion, nuk duhet të jetë shkas për mbylljen e tyre, por puna të vazhdojë normalisht.