Universitet do të mund të shndërrohen në institucione publike të pavarura! Ministrja thirrje studentëve: Aplikoni për bursa, 3 kategoritë që përfitojnë

23 Nëntor 2022, 13:33

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se universitet do të kenë mundësi të shndërrohen në institucione publike të pavarura për arsimin e lartë. Kushi shpjegoi se është marrë vendimi i Këshillit të Ministrave, ku janë parashikuar të gjitha kriteret dhe procedurat për të kthyer një institucion në publik të pavarur, duke thënë se kjo formë do t’i ndihmojë universitetet për të rritur cilësinë, por edhe për kërkimin shkencor. Ministrja shpjegoi se nëse universitetet do të aplikojnë për të marrë këtë formë, do të jenë jofitimprurëse.