Urdhri/ Gledis Nano plan operacional kundër "shtëpive të barit"! Në fokus kontrolli i imtësishëm i ambienteve të mbyllura

11 Shkurt 2022, 16:11 | Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 16:11

Kryepolici Gledis Nano ka urdhëruar zhvillimin e një plani operacional kundër kultivimit të kanabis sativa. Operacioni i shtrirë në 12 qarqet e vendit ka nisur prej orës 09:00 të së premtes dhe do të përmbyllet në orën 16:00. Në fokus janë ambientet e mbyllura me rrisk të lartë të kultivimit të kanabis sativa në fazën e mbjelljes

AV/Shqiptarja.com