Uroi 28 Nëntorin me foton e diktatorit Enver Hoxha, deputeti Çela nuk tërhiqet: Ai udhëhoqi luftën! PS: Do të bëjmë verifikime

29 Nëntor 2021, 11:30

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 vjetorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai nuk është tërhequr as sot nga deklarata e tij.

Nga Lushnja ku mori pjesë në homazhet në nder të të rënëve në luftën e dytë botërore, deputeti i Lushnjes në prononcimin e tij për mediat tha se figura e Enver Hoxhës nuk është nul pasi ai udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare dhe ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës është njëlloj si figurat e tjera të ballit dhe legalitetit që janë rehabilituar dhe kjo i takon historianëve.