Ushtria ruse pa mëshirë, godet një shkollë në Zhytomyr

4 Mars 2022, 12:13 | Përditesimi: 4 Mars 2022, 12:13

Forcat ruse goditën një shkollë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke shkatërruar ndërtesën. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytetit Serhiy Sukhomlyn në Facebook, sipas mediave vendase.

"Një raketë ose një bombë sapo u hodh në shkollën 25 të qytetit. Gjysma e ndërtesës është shkatërruar.", shkruhej në njoftim.

Sipas informacioneve paraprake, nuk është raportuar asnjë viktimë.

r.k./Shqiptarja.com