Vaksinimi kundër COVID/ S’ka më kritere në Shqipëri, kushdo mund të zgjedhë cilëndo vaksinë! Qytetarët: Zgjedhim të bëjmë Pfizer

12 Gusht 2021, 14:15

Për vaksinën  Pfizer nuk ka më kritere diagnostikuese, por mund ta bëjë çdo qytetar i interesuar mbi moshën 18 vjeç. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në kryeqytet Bruna Shiroka thotë se qytetarët kanë mundësinë e përzgjedhjes.

Çdo pacient duke u vlerësuar nga mjeku për situatën shëndetësore, kohën kur ka kaluar ose jo më parë COVID dhe për zgjedhjen e tij personale ka mundësi të marri një prej vaksinave. Tani prej pak kohësh, ka mundësi në muajin e hapur të gjithë grupmoshave, nga mosha 18 vjeç e lart popullata në Republikën e Shqipërisë ka mundësi të marri vaksinën dhe të përzgjedhë llojin e vaksinës. Aktualisht kemi Pfizer të ofruar për të gjithë grupmoshat mbi 18 vjeç pa kritere diagnoze.