Valë të nxehti në vend, duhet kujdes i shtuar për sytë, okulisti: Infeksione të shtuara në sy nga kondicionerët! Pasi kaluan COVID, shumë qytetarë nevojë për syze

26 Qershor 2021, 13:51

 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë dhe rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për sytë. Mjeku okulist Rubin Topi këshillon që të përdoren masa mbrojtëse.

“Sidomos këto ditë që po flasim kemi temperaturë esktremisht të lartë, automatikisht kjo influencon në tharjen e sipërfaqes së syrit. Kjo e dyfishon problemin tek personat që janë alergjik. Janë probleme të tilla për shembull me kondicionerëve, dhe kjo ndikon për keq në tharjen e sipërfaqes së syrit. Ka persona që nëse nuk përdorin masat mbrojtëse të duhura, syze dielli që patjetër duhet të jenë me filter mbrojtës kundra rrezeve UV. Pra jo syze dielli thjesht me xham të errët sepse ajo e kthen në të kundërt situatën, ndodh një lloj fenomeni paradoksal, madje është më mirë të rrish pa syze dielli fare se sa të kesh syze dielli që mos të jenë me xham origjinal me filtër mbrojtës ultraviolet”, u shpreh okulisti Rubin Topi.