Varianti i ri i COVID, Alimehmeti: Shumë zhurmë për asgjë, viruset evoluojnë drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikut më të ulët

28 Nëntor 2021, 16:44 | Përditesimi i fundit: 2021-11-28 16:45:36

Varianti i ri i COVID,  Omicron, i zbuluar në Afrikën e Jugut dhe me konfirmimin e rasteve të para në Britani, Belgjikë dhe Italia shkaktuar alarm në vendet europiane dhe në botë. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti duket se është më optimist. Ai ndan dhe informacionin që vjen nga Shoqata mjekësore e Afrikës së Jugut, që ky variant shkakton simptoma të lehta.

'Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta.  Shumë zhurmë për asgjë! Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri. Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.'-tha mjeku.