Vashe Kola:Të mbetesh kryelartë para xhelatëve

12 Mars 2021, 08:37

Historia e persekutimit të familjes së Bilal Kolës. Hakmarrja e regjimit komunist pas arratisjes në mal të Bilal Kolës bashkë me luftëtarët e tij, si kundërshtar të komunizmit, duke i arrestuar fillimisht bashkëshorten Vashën dhe dy të afërm të tij. Vasha ka lënë kujtimet e saj për torturat në një hetuesi të improvizuar në Macukull, ku para syve të saj kishte vdekur nën tortura daja i Bilala Kolës. Kalvari i familjes do të vijonte me internimin e gjithë grave të familjes me fëmijët e vegjël në kampin e Beratit fillimisht dhe më tej në kampin e Tepelenës. Kujtimet e Vashës dhe të djalit të saj Kurtit asokohe 8 vjeç janë rrënqethëse. Ata dëshmojnë vdekjet masive në Kampin e Tepelenës dhe torturat e përditshme mbi gratë, pleqtë e fëmijët e pafajshëm.