Vdekja e 7-vjeçares Jonada Avdia, shtyhet sërish seanca! Gjyshi i së miturës: Skenar, Gjykata e Vlorës do që të japë dënim minimal për autorët

20 Dhjetor 2023, 14:18

Gjykata e Vlorës ka shtyrë sërish seancën, e cila duhej të mbahej sot për 8 punonjësit e policisë së Himarës, pas tragjedisë në Potam ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve.