Vdekja e turistëve rusë në Qerret, zbardhet dëshmia e recepsionistit: I thirra disa herë, s’u përgjigj njeri! Kur hapa derën i gjeta të asfiksuar

16 Tetor 2021, 10:03 | Përditesimi i fundit: 2021-10-16 14:58:22

4 turistë rusë humbën jetën mbrëmjen e djeshme në saunën e hotelit luksoz 'Gloria' në Qerret të Kavajës.  Report Tv mëson se trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionisti i hotelit, i cili në deklaratën e tij ka thënë se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.  Pasi ka gjetur trupat e pajetë të katër turistëve rusë, punonjësi i hotelit ka njoftuar menjëherë policinë.

Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para grupit hetimor se ka qenë rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.