Vdes nëna dhe fëmija në Vlorë, hidhen nga pallati! Banori: Nuk jetonin këtu por te pallati përballë, u hodhën nga kati i 5-të

26 Nëntor 2021, 13:02 | Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 13:02

Një banor i pallatit  ku ndodhi ngjarja e rëndë, tha se e dëgjoi kur gruaja me fëmijë u hodhën nga kati i 5-të. Ai tha se fëmija vdiq në vend, ndërsa gruaja kishe ende shenja jete. Ajo nuk jetonte në atë pallat.

"Ajo është hedhur nga kati i 5-të nga sheshpushimi, ka ardhur aty thjeshtë për të kryer aktin. Nuk rrinte aty. Ishte bashkë me fëmijë, kur u hodhën dëgjova zhurmën dhe pas që ishin përmbysë. Ajo kishte shenja jete, fëmija jo, ishte çarë në fytyrë. Rri te pallati përballë', tha banori

r.k./Shqiptarja.com