Veliaj: Edhe Basha jeton më mirë me PS në pushtet! PD s'ka ngritur padi, janë vetëm deklarata shtypi

13 Tetor 2020, 22:03 | Përditesimi i fundit: 2020-10-13 22:19:52

Për kryebashkiakun Erion Veliaj ka bërë me dije në Repolitix se ndaj tij PD-ja nuk ka ngritur asnjë padi, për akuzat ndaj kryedemorkatit Lulzim basha. Sipas tij, të gjitha janë vetëm deklarata për mediat. Ai tha se PS-ja në pushtet ka punuar aq mirë sa dhe vetë Basha sot jeton më mirë se kur PD ishte në pushtet.

"E vërteta është që patjetër që do mundohem ta bëj edhe Bashën votues të PS-së. Mjafton të shohësh asetet e tij dhe ekonominë e tij, edhe shtëpitë i janë shtuar, edhe ekonomia, si në deklarimin e pasurive, edhe të familjarëve të tij është rritur. Patjetër që nëse më pyet si një njeri që është në fushatë, patjetër që do synoj, nuk e di nëse ia dal, por i kam vërtetuar publikut që edhe ai jeton më mirë me PS, jo më të tjerët që në PD nuk kishin shans. Në kushtet kur kritizeri më i madh i qeverisë, vetëm i ka rritur asetet në opozitë, do të thotë që gjërat janë relativisht mirë, në një vend ku kritiku më i madh, ose ai që pretendohet që është zëvendësuesi, vetëm është pasuruar nën një qeveri socialiste, thjesht dëshmon që mirëqenia në këtë vend është e tillë sa edhe kundërshtarët jetojnë mirë, jo më të diskutohet që kundërshtarët të vriteshin si në 21 janar, apo të hidheshin në erë si në Gërdec, apo që të detyroheshin të bënin takime vetëm te fusha e Ali Demit. I qëndrojë akuzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. i kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat dhe prandaj jam i bindur që dhe Basha është cështje kohe të jetë me PS se i ka parë hajrin. Për të gjitha arsye unë do i provojë PD që dhe lideri i tyre jeton më mirë se kur ata ishin në pushtet", tha Veliaj.