Veliaj falënderon zjarrfikësit e Tiranës: Bënë punë të shkëlqyer me luftën kundër zjarrit në pallat

15 Shtator 2023, 18:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak falenderoi zjarrfikësit e Tiranës për punën që bënë për shuarjen e  zjarrit që përfshiu pallatin në rrugën “Sali Butka”. Por, këshilltarëve të djathtë, të cilët i ndërprenë fjalën, Veliaj u kujtoi Gërdecin, kur tha: “E di që edhe për zjarrin ju djeg, se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. E keni shumë të vështirë, pasi hodhët në erë 26 njerëz”.