Veliaj: LSI grupim qesharak! Nuk ishte kështu kur drejtohej nga Meta, po shpërbëhen si sheqeri në ujë

14 Tetor 2020, 09:25 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 09:31:24

Presidentin Ilir Meta, e vlerëson, por si kryetar i LSI-së, jo si në krye të shtetit, Sipas tij, gjatë kohës që drejtonte këtë forcë politike LSI ka qenë më e mbledhur, ndërsa sot është shndërruar në një grupim qesharak.

"Po shpërbëhen si sheqeri në ujë, se nuk i mbajtën premtimet. Kur ishte Meta kryetar partie gjëra të tillë nuk ndodhin, pastaj u bë një grupim qesharak. një stallë me lepuj dhe aty nuk jem më asnjë, nuk i shoh në terren dhe kur i kam njohur nga ish bashkëpunimi në bashki, i shoh të zhgënjyer. nuk kandidojnë në vendet ku kanë kandiduar më parë,se nuk kanë mbajtur premtimet. ne nuk e bëjmë ketë. Nuk kanë asnjë figurë drejtuese, janë në pikë të hallit", tha Veliaj.