Veliaj me administratorët e pallateve: Thirrje banorëve të aplikojnë për fondin e komunitetit; Rrit ndjeshëm vlerën e pronës

10 Maj, 15:00

Hapja e thirrjeve të reja për vitin 2024, sa i përket bashkëpronësisë dhe ruajtjes së ambienteve në pronësi të përbashkët ka qenë në fokus të bashkëbisedimit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me administratorët e pallateve në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut, edhe kjo nismë e iniciuar nga Bashkia e Tiranës, ashtu si në çdo punë dhe projekt në shërbim të kryeqytetit ka hasur në kundërshtinë e opozitës