Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë, ishin të pranishëm në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, për të uruar besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj duke bërë thirrje për solidaritet me popullin e Ukrainës, tha se këto ditë presin që të mbërrijnë në Tiranë, 40 nëna me fëmijë nga Ukraina, të cilat do të strehohen në familjet private.
‘Presim 40 nëna me fëmijë në ditët e ardhshme. Disa do të strehohen në familje private. Shumë familje janë ofruar për ti mbajtur në shtëpi. Do të veprohet njësoj si refugjatët nga Afganistani. Të solidarizohemi me popullin e Ukrainës.’- tha Veliaj.
Nga ana tjetër, ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov falënderoi autoritetet shqiptare, dhe shtoi se 15 fëmijë ukrainas do të futen në shkollat shqiptare.
‘Falenderoj qeverinë shqiptare. 15 fëmijë ukrainas do të futen në shkollat shqiptare.’- tha Shkurov.
















