Veliaj në akuzë për korrupsion e pastrim parash! SPAK: U dha fonde publike e leje ndërtimi 5 biznesmenëve, paratë përfunduan te bizneset e OJF-të e gruas! Xoxa me Abulen gjeneruan 1.1 mln euro

10 Shkurt 2025, 20:45 | Përditesimi: 10 Shkurt 2025, 20:45

Veliaj akuzohet Korrupsion dhe pastrim, Xoxa korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Sipas SPAK, Veliaj ka dhënë fonde publike e leje ndërtimi për 5 biznesmenët, lidhje e afërt e tij. SPAK thotë se paratë përfunduan te bizneset dhe OJF e Xoxës e Elman Abdule, duke gjeneruar 1.1 mln euro. Sekuestrohen 983 mijë € të Xoxës dhe vila 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula.

    r.k./Shqiptarja.com