Veliaj nga Njësia 5: PS punon edhe për emigrantët jashtë vendit, që mezi presin të legalizojnë mundin e djersën

23 Korrik 2022, 22:11

Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar amnistinë fiskale një domosdoshmëri për të gjithë shqiptarët që emigruan në vitet e vështira të tranzicionit politik. Gjatë takimit final me kandidatët për kryetar të PS në Njësinë 5, ku së shpejti pritet të shpallet fituesi i garës, Erion Veliaj veçoi pikërisht nismën më të fundit të qeverisë, si shembull për të treguar se kjo forcë politike nuk punon vetëm në fushatë, por në çdo ditë të vitit për qytetarët dhe në këtë rast, edhe për bashkëkombësit tanë.