Veliaj për Report Tv: Objektivi në zgjedhjet e 2023, t’i fitojmë 5 bashkitë në qarkun e Tiranës

19 Shtator 2022, 15:53

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se objektivi i PS-së në këto zgjedhje është që t’i fitojnë 5 bashkitë e qarkut të Tiranës, duke thënë se është i bindur që kryebashkiakët kanë bërë një punë mjaft të mirë.

“Objektivi për t’i fituar 5 bashkitë në këtë zgjedhje, në qarkun e Tiranës. Kamza është shumë herë më e pastër, sot me rindërtimin, me shkollat e reja, rrugët moderne, kemi kaluar nja një kryetar i bashkisë së Kamzës që vë tabela me emra presidentëve, në një kryrebashkiak që bën rrugën.  Kavaja ka pasur një nga sezonet turistike më të shkëlqyera, në hotelet e Golemit, kanë bërë një punë të shkëlqyer, për Tiranën dhe ata që e shajnë iu është rritur vlera e shtëpisë. Kemi punuar me kokën lart dhe mund t’iu kërkojmë mbështetjen”, tha Veliaj.