Veliaj pret kryeministrin e Luksemburgut dhe i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’: Mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE

26 Gusht 2022, 15:18 | Përditesimi i fundit: 2022-08-26 18:02:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, të cilit në shenjë mirënjohjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit të Tiranës”. Veliaj falenderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Tiranës në ditë të vështira, sidomos tani që vendi po ecën përpara për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.