Veliaj pret Shqiprim Arifin: Tirana do advokojë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndihmë financiare për projektet atje

10 Shtator 2022, 16:27

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, me të cilin diskutoi çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Kryebashkiaku theksoi se Tirana do të jetë gjithmonë një derë e hapur për secilin prej tyre.