Veliaj takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike: Asnjë betejë nuk është e pamundur, as kjo me FSHF! Pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm

26 Janar 2022, 14:45

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Veliaj pohoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me betejën me FSHF-në, në mënyrë që situata me sportin në vend të ndryshojë dhe t’u hapet rruga fëmijëve dhe të rinjve të ndjekin ëndrrat e tyre.