Vëllait i hoqën zemrën në Spanjë/ Motra: Spitali e kishte lidhur nga krevati, më tha 'po më marrin shpirtin'

3 Shkurt 2021, 22:57 | Përditesimi i fundit: 2021-02-03 23:19:02

Majlindja Sula, ka rrëfyer bisedën e fundit më vëllanë e saj në spital. Ajo shprehet se vëllai ishte i tmerruar, sipas së cilës e kishin lidhur në krevat.

"Ishte i tmerrosur, 'po më marrin shpirtin', më tha. E kishin lidhur në një krevat, dhe më tha thuaj asaj vajze që të më lirojë se nuk po marr dot frymë. Kjo ishte biseda ime e fundit dhe pas disa orësh ndërroi jetë. Më tha 'hajde më merr. Nuk ka COVID', nuk kishte më arsye pse të rrinte aty", tha Sula