Vendim përfundimtar/ Shkarkohet nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! I dënuar në GJKKO me 6 muaj burg

9 Dhjetor 2021, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-12-09 14:02:21

Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA.

"Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra", thuhet në vendimin e KPA.