Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme është alokuar fondi prej 6 mln dollarësh për 500 mijë vaksina Pfizer të cilat do të vijnë deri në fund të vitit.
‘Kemi miratuar tre vendime që lidhen me mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptare. Vendimi është për kryerjen mbi 500 mijë dozave e Pfizer të cilat do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmjet këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 mln dollarë dhe vijnë vaksinat Pfizer, për të plotësuar nevojat dhe disponibilitetin. Kanë mbërritur në Shqipëri 2 mln doza. Kemi bërë të mundur që spitalet tona të garantohet furnizimi me barna.’- tha Manastirliu.


















