Vendimet e Qeverisë/ Në janar nis ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës, Ministri i Mbrojtjes: Bazë taktike e NATO-s, lajm i mirë për sigurinë e Rajonit

9 Dhjetor 2021, 09:56 | Përditesimi i fundit: 2021-12-09 15:01:43

Në janar të 2022 do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës. Kjo u bë me dije nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ditën e sotme, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

"Në ditë e para të janarit do të vendosim guri e parë të bazës taktike të Kuçovë, bazë taktike e NATO-s. Një vendim i mirë dh ep familjet që preken nga shpronësimet sepse dua t'i siguroj që do shpronësohen sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë. Ky është një zhvillim, mbi 50 mln euro investim, punësim për të gjithë zonën për rreth. Është lajm i mirë për sigurinë e rajonit pasi do kemi bazë taktike ajrore të NATO-s që do të thotë siguri për sot dhe për nesër. Pas përfundimit të shpronësimeve do fillojmë punën për ndërtimin e bazës ajrore të Kuçovës", tha Peleshi.