Ashtu siç e kishte paralajmëruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Partia Demokratike tashmë ka depozituar në Kuvend 3 kërkesat për ngritjen 3 komisioneve hetimore. Dje deputeti Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë sot Jorida Tabaku ka dorëzuar 'Inceneratorët' dhe Grida Duma kërkesën për çështjen 'Beccheti'.
Duma tha se qëllimi i këtij komisioni është që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi në favor të biznesmenit italian, të mos paguhen nga taksat e qytetarëve, por nga ata që në të vërtetë shkaktuan dëmin, e që sipas saj është qeveria.














