‘Vendoret’, Gështenja në Report Tv: Do bëj fushatë vetëm për PD-në zyrtare, demokratët të votojnë për Këshillin Bashkiak! Nuk mbështes kandidatët e koalicionit Meta-Berisha

4 Prill 2023, 14:45

Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, por vetëm në disa bashki të vendit. Ndonëse i kanë lënë rrugën të hapur kandidatëve të Berishës në shumicën e bashkive të vendit, deputeti demokrat Lefter Gështenja thotë në Report Tv se nuk do t’i mbështesin kandidatët e koalicionit Meta-Berisha.