Vendoset muralja e parë në varrezën publike të Fierit! Përgjegjësi i varrezës: Kostoja 400 mijë lekë, paguhet nga familjarët! Toka për varre të reja po ezaurohet

16 Shkurt 2022, 20:34

Të afërmit të cilët prehen në varrezën e Fierit, familja Beltoja ka zgjedhur t'i vendosë në murale. Është e para e këtij lloji në Fier dhe vjen në kohën kur toka për varre të reja po ezaurohet çdo ditë.

Përgjegjësi i varrezës publike, Edmond Strati shprehet se në këtë murale mund të vendosen deri në 40 eshtra dhe shërben kryesisht për familjet apo fiset e mëdha. Më tej shpjegon se procesi i zhvarrimit dhe ndërtimi i murales kushton rreth 400 mijë lekë, kosto që paguhet nga familja.