Vetëm me cigaret dhe rrobat, Tahiri kalon natën në burgun 313! Për arsye sigurie, lihet i vetëm në qeli! Në të njëjtin burg edhe shumë të arrestuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm

5 Shkurt 2022, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2022-02-05 14:26:22

Nga sallë e gjyqit ku u dënua me 3.4 vite burg, Saimir Tahiri përfundoi në burg, ku kaloi natën e parë në godinën 2 të 313-ës. Për arsye sigurie, ish-ministrin e brendshëm e kanë vënë të vetëm në qeli. Përmes avokatit Tahiri kërkoi 2 paketa cigare, ndërsa në dhomë i çuan edhe rroba ndërrimi.