Policia e Vlorës ka gjetur pistoletën me të cilën u vetëplagos një ditë më parë 36-vjeçari O.A.
Pistoleta model “Ekol Special” ishte fshehur mes luleve nga shoku i të vetëplagosurit G.M. 42 vjeç.
Po kështu u sekuestrua edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes, në lagjen “Hajro Çakëri”.

















