Veterinerët po emigrojnë, nevojat në Shqipëri janë për 2000! Resuli: Shkak pagesat e ulëta! Më problematike, mungesa në zonat rurale

22 Dhjetor 2023, 17:40

Shqipëria rrezikon të përballet me mungesë të veterinerëve. Shqetësimi u ngrit nga presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli i cili tha se gjysma e këtyre profesionistëve largohen drejt vendeve të BE për shkak të pagave të ulëta.