Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, burime për Report Tv: Dyshohet se adresën false në TikTok e hapi bashkëshorti

11 Janar, 22:38

Report Tv zbardh të tjera detaje në lidhje me rastin e rëndë të 41 vjeçares Bedrie Loka që i dha fund jetës duke u pirë fotoksinë pas dhunës nga bashkëshorti dhe pasi i kishin hapur një profil denigrues në TikTok. Gazetari Sokol Dema i ftuar në Frontline në Report Tv tha se ka dyshime që adresën false në TikTok ia kishte hapur burri i saj Xhemal Loka për ta shantazhuar.