Vetëvrasja e Ilvi Metës, Ministri i Brendshëm- Dumës: Kërko hetim parlamentar, i ke të gjitha faktet

9 Maj 2022, 18:27 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 18:27

Pasi Grida Duma i kërkoi dorëheqjen, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i tha se nëse ka dyshime për vetëvrasjen e Ilvi Metës të kërkojë hetim parlamentar.

“Të të jap një përgjigje, ju thoni që bisedova me të atin. Në sekondën që është ndaluar i ndjeri Meta është shoqëruar për kontroll banese dhe ka qenë i ati në banesë nuk ka bërë asnjë kundërshtim. Prandaj nuk është politikë kjo që bëni ju. Ju keni të drejtë për të bërë një hetim parlamentar nëse doni, i keni të gjithë faktet, nëse mendoni se prokurori, mjeku, gjykata, policia janë të korruptuar dhe kanë bërë komplot nuk di ca të them se kjo është përtej meje”, tha Çuçi.

  •  

r.k./Shqiptarja.com