'Vetting' shitjes së armëve, Ministria e Brendshme do të fusë në sitë bizneset dhe pronarët! Në fokus parandalimi i ngjarjeve kriminale

20 Nëntor 2021, 12:05 | Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 12:41

Ministria e Brendshme dhe qeveria planifikojnë të nisin procesin e vetting për pronarët e bizneseve të armëve. Ky proces sipas materialit të siguruar nga Report Tv kërkon të parandalojë ngjarje kriminale dhe të rrisë sigurinë në treg. Në planin që tashmë është hedhur për konsultim thuhet se rritja e kapaciteteve të zbulimit dhe hetimit të rasteve të veprave penale me armë zjarri, trafikimit të armëve të zjarrit dhe rritja e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese brenda vendit dhe të huaja kërkon një kontroll dhe verifikim më të imtësishëm të figurës (vetting) për operatorët ekonomikë, personelin (administrator, pronar, punonjës) që kanë objekt veprimtarie importimin, tranzitimin dhe tregtinë e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve (AME).

KT/Shqiptarja.com