Vettingu në polici, gati vendimet për 36 zyrtarët e parë! Në sitë, shefa sektorësh e krerë policie në rrethe! Kreu i AMP kërkon përshpejtim të procesit

5 Dhjetor 2023, 15:15

Komisionet e vetingut pritet të shpallin vendimet për emrat e parë në listën prej 36 zyrtarësh të policisë së shtetit që po kontrollohen që prej shortit të hedhur në pranverën e këtij viti. Kreu i ri i AMP ka kërkuar përshpejtimin e procesit, ndërsa komisionet kanë punuar së fundi edhe në ditët e fundjavës me qëllim shpalljen e vendimeve brenda muajit.